Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ahmeti pas takimit, përmes një statusi në Facebook tha se diskutuan mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kënaqësi të takoja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e ShBA-së në vendin tonë, znj. Angela Aggeler”.
“Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të ShBA-së, në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.
Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit
Zbulohet se sa banorë do të hyjnë sot në BBVK
Biden: Armëpushimi është i mundshëm në Liban, por më i vësht...
Përjashtohen me 10 ditë nga seancat deputetët e PD-së Elda H...
Zinedine Zidane nuk kishte asnjë dyshim kur emëroi golin ‘më...
Haradinaj në Universitetin e Chicagos: Kosova pret me paduri...