Shpend Ahmeti, kryetar i PSD’së i cili e kryesoi tryezën e sotme e ritheksoi se dialogun me Serbinë duhet ta udhëheq ai që mandatohet nga Kuvendi dhe në asnjë rrethanë tjetër.
Këto komente Ahmeti i bëri pasa deklaratës së Thaçit se të dielën do të shkojë në Bruksel për të biseduar me homologun serb Aleksander Vucic.
Ahmeti tha se në tryezën e sotme u diskutua se si të dakordohen dhe se cilat do të jenë mekanizmat kush e mandaton kryenegociatorin e dialogut.
“dhe qëndrimi ynë ka qenë se Kuvendi. Jo pse dikush është president dhe atë duhet ta udhëheq por sepse kështu duhet të vendos Kuvendi.
Edhe më tutje si në kohët e kaluara nuk e dimë se cilat do të jenë bisedat atje” u shpreh Ahmeti pas tryezës në konferencën për media.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë