Ish-kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka treguar për herë të parë se Partia Socialdemokrate, kishte marrë ofertë për të hyrë në qeveri me PDK-në, si zëvendësim i AAK-së, nga ana e qeverisë amerikane, por të cilën e kishte refuzuar.
Ahmeti, në një rrëfim për Pressing, ka thënë se propozimin e kishte kundërshtuar edhe me mundësinë që ai të bëhej kryeministër.
Ai ka thënë se Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, e kishte kontakuar përmes një telefonit në një të premte, ku i kishte kërkuar që ta fusë PSD-në në koalicion me PDK-në dhe të bëhet pjesë e Qeverisë.
“Na u bë një ofertë gati se prej qeverise amerikane që me zëvendësu AAK-në në qeverisje. Edhe me kushtin që të bëhem kryeministër, pata thënë jo. Më ka thirrë Matthew Palmer në një të premte dhe i thashë që nuk mundem me bartë përgjegjësinë e qeverisjes më këtë përkrahje”, ka thënë ai.
“Nuk mendoj që oferta e PDK-së ka ka qenë për Kryeministër. Menoj që Kadri Veseli ka thënë pi zavëndësojmë, ama unë bahna kryeministër”, tha Ahmeti.
Kryetari Ahmeti ka thënë se Dardan Molliqaj ishte i mendimit që PSD duhej të futej në qeverisje.
“Molliqaj e disa të tjerë kanë mendu që duhet me hy. Kështu lindën mospajtimet”
Si rezultat i këtyre mospajtimeve, humbjes në zgjedhje dhe idesë së shumicës në PSD që partia të marr drejtim të ri, Ahmeti tha se erdhi deri te dorëheqja e tij.
“Dy arsye, ma së pari që duhet me marrë përgjegjësi për rezultatin. Dy, kishte mospajtime brena PSD-së për drejtimin që duhet me marrë. Unë mendova që nuk duhet të bëhem pengesë”, ka theksuar Ahmeti.
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli