Ahmeti pas certifikimit të rezultateve: Na pret punë edhe më e madhe

13:07 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës në mandatin e ri katër vjeçar, Shpend Ahemti ka mirëpritur vendimin e KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve në Prishtinë e Prizren.

Ahmeti ka uruar edhe Mytaher Haskukën e Qëndron Kastratin për poste e tyre në Prizren e Kamenicë, shkruan arbresh.info.

“Sot u certifikuan zgjedhjet për Prishtinë e Prizren. Urime Mytaher e urime Qëndron! Urime Levizjes! Falemnderit qytetarëve dhe falemnderit të gjithë aktivistëve e vullnetarëve. Tani na pret punë edhe më e madhe. Bashkë drejt punëve e fitoreve të reja!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme