Google ADS

Ahmeti: Nuk ka paralajmërim se Prishtina mund të kthehet në karantinë

16:27 | 11 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për situatën me koronavirusin në kryeqytet, ku ditëve të fundit janë shënuar edhe raste të reja që kanë dalë nga një spital privat në periferi të Prishtinës.

I ftuar në emisionin “Drive Time” në Radio Prishtina, Ahmeti ka thënë se nuk dihet ende rasti i parë që mund ta ketë infektuar personelin e atij spitali.

“Fatkeqësisht kemi pas një situatë që para disa dite e kuptuam që një spital privat në periferi të Prishtinës si duket është vatër e pandemisë, deri tani as nga IKSHPK-ja nuk po mund të dihet se nga ka ardhur infeksioni”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se ka një numër të madh të kontakteve nga ai spital, të cilët kanë nisur të testohen që nga dita e djeshme.

“Ka një numër të madh të kontakteve nga ai spital që janë testuar dje dhe vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Kjo na ka shqetësuar neve pasi deri tani e kemi pasur të izoluar infeksionin dhe prej se ka ndodh kjo, jemi të detyruar të jemi në kujdesshëm”, ka shtuar Ahmeti, duhet thënë se situata është nën monitorim por nuk ka vend për relaksim.

Sa i përket mundësisë së rikthimit të kryeqytetit në karantinë, Ahmeti tha se ky vendim i takon Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

“Nëse vazhdon të rritet numri i të infektuarve, vendimet i merr Ministria e Shëndetësisë me rekomandime të IKSHPK-së. Deri më tani nuk kemi informata apo paralajmërime që do të kthehemi në karantinë apo të merren masa tjera restriktive, por duhet të jemi të kujdesshëm”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme