Ahmeti: Nuk ka kthim në vitin 2013

13:39 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, njëherësh kryetar aktual, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk ka kthim në vitin 2013.

Ai rezultatin zgjedhor e ka cilësuar si rritje të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal si dhe rritje të votës për kryetar, duke thënë se nuk do të ndalet në vazhdimin e reformave.

Ky është postimi i plotë i Ahmeti në Facebook:

“Rruga përpara në Prishtinë është e qartë. Reformat vazhdojnë, nuk ka kthim në periudhën para vitit 2013. Rritja në Kuvendin Komunal si subjekti politik i parë në kryeqytet (dyfishim) dhe rritja e votës për kryetar na e forcojnë këtë rrugë.

Falemnderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet e urimet mbrëmë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme