Kryetari i Prishtinës ka reguar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, pas një lajmi që ai është arrestuar në Milano, Itali.
Ai ka sqaruar situatën se ishte ndaluar për shkak të një dyshimi në lidhje me emrin, që përkonte i ngjajshëm me atë të dikujt në Spanjë, shkruan portali arbresh.info.
Postimi i plotë:
Miq të dashur, nuk jam arrestuar ?. Skam pas për çka.
Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë. Edhepse lehtë me verifiku me google kush është kryetar i Prishtinës e kush ai në Spanjë, autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë.
Falemnderit të gjithë juve që më shkruajtët kaq vonë. Shihemi nesër në Prishtinë.
P.S. dikush më tha më mirë që je vonu për lojë por pa marr paarasysh rezultatit pata dëshirë me i pa në lojë me Milanin. Edhe në fitore edhe në humbje tifoz mbetem.
Ahmeti ndodhet në Milano të Italisë ku edhe ka shkuar për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës./Arbresh.info
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...