Ahmeti: Nuk do të ketë drejtësi e as paqe përderisa nuk zbardhet fati i çdo të zhdukuri

11:29 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja ka thënë se nuk do të ketë drejtësi e as paqe për familjet e as për shtetin tonë përderisa nuk zbardhet fati i të zhdukurve.

“Sa e vështirë. I kujtojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve, ndërsa familjarët për çdo ditë. Nuk do të ketë drejtësi e as paqe për familjet e as për shtetin tonë përderisa nuk zbardhet fati i çdo të zhdukuri”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme