Google ADS

Ahmeti ngushëllon të parin e Manchester-it në emër të qytetarëve të Prishtinës

11:06 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emër të qytetarëve të Prishtinës i ka shprehur ngushëllime kryetarit të Manchesterit, Andy Burnham për sulmin e mbrëmshëm terrorist në “Manchester Arena” që la të vdekur 22 persona e shumë të plagosur, shkruan arbresh.info.

“Në emër të qytetarëve të Prishtinës, i shprehim ngushëllime Andy Burnham, kryetarit të Manchesterit, me të dëgjuar lajmin për një sulm tjetër të pakuptimtë. Ne qëndrojmë dhe do të qëndrojmë të bashkuar. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët e viktimave dhe të lënduarit”, është letra që Ahmeti i ka dërguar Burnham./Arbresh.info.

untitleddasdasdasd

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme