Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje për ndryshime kushtetuese për të qartësuar procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, afatin 15-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe certifikimin e kandidatëve të dënuar nga gjykata.
Në prag të zgjedhjeve të reja, Ahmeti ka thënë se sa herë që ka vendime të Gjykatës Kushtetuese, flitet për mangësi dhe zbrazëtira të Kushtetutës.
Ai ka kritikuar edhe vendimin e Kushtetueses që kryeparlamentari i takon partisë fituese të zgjedhjeve teksa ka shtuar se pasiguri ka shkaktuar edhe vendimi i fundit që ua ndalon kandidimin për deputetë të dënuarve për vepër penale në tri vitet e fundit./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin e radhës nuk ka asnjë iniciativë që ta ndryshojmë atë apo të shtojmë qartësi në pjesë të paqarta. Vendimi absurd i Enver Hasanit et co ka mujt me u adresu 100 herë…Edhe më tutje nuk ka Republikë Parlamentare ku kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, edhe në qoftë se ajo parti i ka marr vetëm 10 përqind të votave.
Edhe vendimi i fundit shkakton pasiguri, jostabilitet që vjen nga gjërat e (pa)thëna në Kushtetutë. Do të ishte mirë që pas këtyre zgjedhjeve të fillohet një proces i ndryshimeve kushtetutese për të qartësuar së paku tri gjëra: (i)procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve; (ii) Kur fillon të ec afati 15 ditor nga certifikimi i rezultateve për mandatarin dhe (iii) certifikimi i kandidatëve të dënuar nga gjykata.
Përndryshe në zgjedhjet e radhës do ti vajtojmë prapë këto mangësi.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...