Google ADS

Ahmeti: Në zgjedhjet e fundit kam votuar për Vetëvendosjen

22:37 | 31 Janar 2024
E.G

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka treguar se në zgjedhjet e 14 shkurtit ka votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ahmeti tha se në Qeverinë Kurti ka punë të mira që janë bërë por sipas tij ka edhe punë jo të mira, teksa tha se disa parime janë ngritur pak më lartë.

“Janë disa gjëra që sot janë të papranueshme, e më herët kanë qenë më të pranueshme. Por, nuk është karshi pritjeve të mija. Përkundër që unë jam dalë prej Vetëvendosjes, unë kam votuar për Vetëvendosjen. Publikisht e kam thënë para zgjedhjeve se lista më e mirë është ajo e VV-së”, tha Ahmeti në Rubikon.

Tutje, Ahmeti tha se nga Qeveria Kurti s’ka pasur pritje dhe se nuk i ka njohur shumicën e deputetëve në listën e VV-së, ndërsa tha se edhe sot ka disa deputetë të VV-së që s’i njeh.

Të ngjashme