Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se sa i përket parcelës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë janë duke pritur Qeverinë e Shqipërisë se çfarë lëvizje do të ketë në këtë drejtim, transmeton arbresh.info.
Këto komente i pari i Prishtinës i bëri në një konferencë për medie pas takimit që kishte me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Tash ka mbet që ambasadori dhe së pari Qeveria e Republikës së Shqipërisë ta analizojë mirë situatën se si e shohin në të ardhmen Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë . Unë pres lëvizjet dhe vendimet që i merr Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ka kërkesë të re sepse mendoj në të kaluarën nuk i kemi bërë nder as vetes e as Republikës së Shqipërisë në Kuvendin Komunal po ajo temë s ai përket asaj pjesë tash është e kaluar. Në mandatin e ri i takon Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe atje edhe këtu të vendosin se si të veprojmë në të ardhmen. Ne qëndrojmë të gatshëm që të ndihmojmë në këtë proces”, ka thënë ai.
Kurse ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, ka thënë se momentalisht nuk janë duke biseduar për këtë çështje.
“Ne momentalisht nuk jemi të interesuar për këtë problem. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë me infrastrukturën e mendjes sepse kemi shumë punë për të bërë në këtë drejtim”, ka thënë ai./arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...