Ahmeti: Në krye të detyrës, për shëndetin e të gjithëve

11:48 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot janë takuar Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi dhe Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatës.

Ahmeti përmes një postimi në facebook ka shkruar se ky takim po bëhet për t’i koordinuar veprimet lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, shkruan arbresh.info.

Ai ka shuar gjithashtu se ‘bashkëveprimi mes institucioneve dhe bashkësive tjera do të na ndihmojë në tejkalimin e kësaj sfide’.

“Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi dhe Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatës, u takuan sot për t’i koordinuar veprimet lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Bashkëveprimi mes institucioneve dhe bashkësive tjera do të na ndihmojë në tejkalimin e kësaj sfide.

Në krye të detyrës, për shëndetin e të gjithëve!”, ka shkruar ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme