Njëri nga udhëheqësit e ekipi negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti ka folur rreth disa çështjeve që do të diskutohen nesër në Bruksel.
Lidhur me këto bisedime Ahmeti u shpreh se as nuk është optimist dhe as pesimist.
“Nuk jam as optimist as pesimist, jemi ekip i vetëm që mund të dakordohemi me një marrëveshje, brenda, ne do të njoftojmë Brukselin për hapat e radhës dhe se çka presim nga ky dialog . Një nga pikat kryesore që do t’i hapim janë krimet e luftës dhe situata ekonomike në vend” ka thënë Ahmeti.
“Është e qartë që kemi një moment të ri, dhe për këtë duhet të përfshihen të gjithë akterët politik”, ka vlerësuar ai.
Ahmeti tutje ka thënë që Kosova tashmë ka një ekip negociator i cili është i vetmi që do të negocion.
“Ekipi negoicator është i vetmi që negocion, ne nuk jemi në garë mes veti, por për të dëshmuar në Bruksel që të gjitha akuzat e thëna nga Serbia nuk qëndrojnë, se Kosova është për një marrëveshje mes dy vendeve, por jo duke i shkelur të drejtat e vendit tonë”.
Ahmeti ka folur edhe rreth çështjes së taksës 100%.
“Taksa është si vendim i qeverisë dhe vetëm qeveria mund ta heqë atë, ajo që ne mund të bëjmë është që këtë ta paraqesim në Bruksel dhe të marrim vendimet nga shtete anëtare dhe këtë ta përcjellim te qeveria e Republikës së Kosovës dhe ata të marrin vendimin”, ka përfunduar Ahmeti.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...