Ish kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se mësimdhënësit janë punëtorë të komunave dhe janë në listat e pagave të komunave duke u paguar nga buxhetet e komunave.
Ahmeti përmes një statusi në llogarinë e tijë në Facebook ka thënë se çdo komunë deri më datën 10 përgatit listën e pagave për muajin e ardhshëm dhe pagat siç u shpreh ai ekzekutohen nga Ministria e Financave.
Ai tha se më datën 10 (duke iu referuar muajit gusht) punëtorët s’kanë qenë në grevë.
“Qeveria ju ka dërgu komunave kërkesën për listën e punëtorëve grevistë të cilën nuk kam informatë se e ka dërguar dikush. Ministria e Financave ka bllokuar ekzekutimin e pagave për organizatat buxhetore që nuk i kanë dërgu. Prandaj pagat nuk i kanë marr as mjekët e shëndetësisë primare e as shërbyesit civil nëpër komuna”, ka shkruar Ahmeti.
Po ashtu Ahmeti paraqiti edhe disa pika duke thënë se Ministria nuk mund të vendos se cili punëtor ka shkuar në punë e cili jo, për t’ia ndërprerë pagen, pasi siç u shpreh ai kjo është kompetencë e komunave.
“Bllokimi i pagave nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e komunave, sepse gjasa teorike nuk ka qeveria me dit kush ka shku në punë e kush jo, sepse shkollat i raportojnë Komunës. Komuna si epror vendos se kënd me e penalizu e kënd jo. Ministria nuk mund të jetë mbi komunën. Kjo është e garantuar edhe me kushtetutë edhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale. Ndalesa e pagave për punëtorët që nuk janë në grevë është edhe shkelje e rëndë ligjore”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti në facebook.
Më tej Ahmeti tha se është e pakuptueshme se pse palët mos të ulen në tavolinë për të diskutuar edhe në qoftë se nuk pajtohen, pasi siç tha ai “Me u taku me Serbinë po, e ndërmjet veti jo është absurd”. /arbresh.info/
Në vijim sqarimi i tij i plotë:
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...