Ahmeti mirëpret vendimin e Kushtetuese: Zgjedhjet janë opsion i mirë

22:51 | 21 Dhjetor 2020
L G

I pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar lajmit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe kërkoi që vendi të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditëve.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook shkruan se zgjedhjet janë opsioni më i mirë, ani pse qytetarët janë lodhur dhe është kohë pandemie, raporton arbresh.info.

Sipas tij, edhe Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po i diskuton gjërat e rëndësishme.

Ahmeti, shpreson që ky legjislativ të kalojë buxhetin e vitit 2021./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje është lajm i mirë. E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie por është pikërisht kjo e fundit që më shtyen të besoj se zgjedhjet janë opcion i mirë.
Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie – thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme. Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim.
Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku autorizimet për dy muaj për buxhetin 2021. Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe!

Të ngjashme