Ahmeti mirëpret projektligjin për Prishtinën: Do të punojmë për kryeqytetin

15:16 | 6 Tetor 2017
M. A.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pas miratimit të ligjit për Prishtinën ka thënë se do të punojnë bashkë me deputetët dhe me qeverinë që rezultati i ligjit të jetë sa më efektiv për kryeqytetin.

“Më në fund pas 9 viteve, qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën. Do të punojmë me deputetët dhe me qeverinë që rezultati përfundimtar i Ligjit të jetë sa më i mirë për kryeqytetin tone” ka shkruar Ahmeti në facebook.

Ai ka rikujtuar se ky ligj duhet të kalojnë në dy shqyrtime në Kuvend për të hyrë në fuqi.

“Kujtojmë se tash Ligji duhet të kalojë në dy shqyrtime në Kuvend për të hyrë në fuqi dhe në vete ka katër pika si më kryesore:

1.Buxhetin shtesë ne vlerën prej 4 perqind të grantit të përgjithshëm për komunat 2. Të drejten e themelimit të ndermarrjeve publike komunale pa aprovime shtesë nga qeveria 3. Shendetesine sekondare apo Spitalin e Qytetit dhe 4. Drejtorine e Policise Komunale brenda Policise se Kosoves që do te merret me Prishtinen” ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme