Sipas Shpend Ahmetit nga Vetëvendosje, nëse kjo parti vjen në pushtet Bashkimi Evropian do të ketë qëndrim më ndryshe ndaj Kosovës.
Kjo sepse, sipas Ahmetit, BE e din që VV-ja nuk lëkundet në qëndrimet e saj dhe ka qëndrime më ndryshe se opsionet tjera që janë në zgjedhje. Në Interaktiv të KTV-së, Ahmeti ka folur për kushtet e VV-së për dialogun me Serbinë.
“Kemi treguar kushtet se çfarë do të ndodhë me dialogun. Ne mund të bisedojmë me Brukselin për të drejtat e serbëve në Kosovë. Por për të hyrë në bisedime me Serbinë ne kemi treguar se çfarë do të ndodhë. Kemi treguar kushtet tona që Serbia të marrë përgjegjësinë për luftën në Kosovë, të marrë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në Kosovë. Kam biseduar edhe me ambasadorë dhe ata janë duke e lexuar programin e Vetëvendosjes. Me ardhjen e VV-së në qeveri, ndryshon qëndrimi i BE-së ndaj Kosovës, sepse e dinë që ne nuk kemi ndryshuar fare në disa pika dhe qëndrime tona”, ka thënë ai.
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...