Ahmeti: Me hapa konkret kemi rritur ndihmën financiare për bujqit

15:41 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili garon edhe për një mandat nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se gjatë 4 viteve mandat kanë arritur që të rrisin ndihmën financiare për bujqit në vlerë prej 1 milionë e 500 mijë euro në vit.

Ai sot ka vizituar disa fermer të cilët i ka ndihmuar komuna.

Një pjesë e madhe e tokës në Prishtinë, është e kategorisë A. Këto produkte, përmes tregut të prodhimeve vendore, arrijnë deri tek qytetarët që janë të interesuar t’i blejnë ato. Para një viti e gjysmë kemi nënshkruar kontratë me qeverinë austriake dhe agjension zhvillimore austriak ADA, për grante për bujqësi. Ne përveç 500 mijë eurove për subvencione, japim edhe 500 mijë euro tjera për grante, si dhe qeveria austriake do t’i japë edhe 500 mijë euro shtesë. Me këta hapa konkret, kemi arritur që ta rrisim ndihmën financiare për bujqit tanë, në 1 milionë e 500 mijë euro në vit”, ka shkruar Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme