Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se dje ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.
Ahmeti e ka bërë të ditur lajmin përmes një statusi në Facebook ku ka shkruar se detajet tjera të marrëveshjes do të bëhen të ditura pas mbledhjes inauguruse dhe para mbledhjes, shkruan arbresh.info.
“Dje kemi arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjen me Aleancen për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë dhe tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicen që do të na mundësojë zbatimin më të shpejtë të reformave dhe përmbushjen e zotimeve. Detajet e tjera do të bëhen publike pas mbledhjes inaugurese dhe para mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal”, ka shkruar Ahmeti.
/arbresh.info/
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...