Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiq për korrigjim të kufijve.
“Zgjidhja e çështjes së problemit të Serbisë dhe Kosovës është shumë me rëndësi jo vetëm për RM-në por edhe për tërë rajonin e Ballkanit perëndimor. Për të patur një paqe dhe stabilitet, për të patur një rajon më të zhvilluar për të patur një rajon më të paqt, sigurisht që edhe ky problem do të marr epilog. U bë demarkacioni me Maqedoninë, nuk humbi asgjë Maqedonia. U bë demarkacioni me Malin e zi, vetëm që forcuan paqen stabilitetin dhe miqësinë midis vendeve. Dhe zgjidhja e problemit të Kosovës me Serbinë vetëm do të forcohet paqja stabiliteti dhe komunikimi mes vendeve të rajonit të Ballkanit perëndimor”, theksoi Ahmeti.
Këto komente Lideri i BDI-së Ali Ahmeti i bëri me rastin e Akademisë përkujtimore të organizuar për nderë të njërit nga nënshkruesit e marrëveshjes së Ohrit, ish liderit të PPD-së Imer Imerit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?