Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar për disa masa të reja që janë marrë sot në lidhje me parandalimin e shtimit të rasteve me COVID-19.
Si pjesë e këtyre masave është edhe ndalimi i qarkullimit nëpër sheshet e kryeqytetit si dhe një masë tjetër është se qytetarët që kërkojnë shërbime nga Komuna e Prishtinës duhet të jenë të pajisur me maska.
Mirëpo Ahmeti në RTV Dukagjini ka thënë se masa të njëjtë mund të merren edhe për qytetarët që shkojnë në markete për t’u furnizuar me ushqime.
“Kemi marrë disa masa që çdo market duhet ta ketë një punëtorë që vazhdimisht i dezinfekton karrocat apo shportat që përdoren nga shumë njerëz, pasi virusi më së shumti bartet nga sipërfaqe të plastikës apo materialeve tjera që përdoren nga shumë njerëz”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i kryeqytetit thotë se do të ishte mirë nga marketet që të obligojnë qytetarët të mbajnë maska para se ata të futen më ambiente të mbyllura.
“Do të ishte mirë para se të marrim ne si komunë ndonjë vendim ku i obligon çdo market, dyqan apo biznes që e ka të lejuar të funksionojë që t’i obligojë të gjithë ata që futen në ambient të mbyllur të mbajnë maska”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...