Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se lokalet dhe bizneset që ofrojnë shërbime të ushqimit kanë të drejtë ta shesin atë por jo edhe ta shërbejnë.
Ai përmes një postimi ka shkruar se kjo vlen edhe për furrat, qebaptoret, shkruan arbresh.info.
I pari I Prishtinës ka kërkuar gjithashtu të ruhet distanca dhe radhët jashtë lokalit
“Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim lejohet vetëm të shesin. Pra furrat, qebaptoret, etj kanë të drejtë vetëm të shesin por jo edhe të shërbejnë (në tavolina). Duhet të ruhet distanca dhe radhët jashta lokalit. Delivery, takeaëay lejohet. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%