Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Shpend Ahmeti ka thënë se Lirak Çelaj e ka lutur VV-në për koalicion pas zgjedhjeve të vitit 2013 mirëpo këta kanë qenë të vendosur që të mos bëhen bashkë me PDK-në.
Ahmeti e tha këtë gjatë një konference për media ku shpalosi programin e tij qeverisës për Prishtinën, duke shtuar se nuk besoj që partitë e tjera do t’i bllokojnë iniciativat e VV-së nëse kjo e fundit i fiton sërish zgjedhjet në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
“Nuk besoj se do ta kemi një situatë të tillë. As në zgjedhjet për kryetar e as për Kuvend komunal. Nuk mendoj se të gjitha partitë tjera do të bëhen bashkë për të na bllokuar. Lirak Çelaj na lutke koalicion me ba, thojke veç dy drejtori, veç të hyjë në koalicion me juve VV-në. Këta kanë qenë të gatshëm por ka qenë qëndrimi jonë që nuk hyjmë në ato parti sepse duhet të qëndrojnë një kohë në opozitë për tu reformuar vetë”, ka thënë Ahmeti.
Kryetari aktual i Prishtinës ka bërë të ditur se në këto zgjedhje ka 10 prioritete dhe gjithsejt 100 zotime më ambicioze se ato të vitit 2013./arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...