Ahmeti: Lajm i mirë të shkarkohet bordi i ndërmarrjes ‘Trafiku Urban’

17:37 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti njofton se është shkarkuar bordi i ndërmarrjes së Trafikut Urban që sipas tij e pengoni punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.
Ahmeti këtë e quan një lajm fantastik, derisa ka treguar për vendimet që janë marrë sot nga komisioni

Postimi i tij:

Ky është një lajm fantastik për Trafikun Urban. Janë shkarkuar ata që mundoheshin me e pengu punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.

Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, pas shqyrtimit të situatës në këtë ndërmarrje ka marrë disa vendime:

1. Të shkarkohet bordi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”;

2. Të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi;

3. Të hapet konkurs për anëtarë të rinj të bordit të ndërmarrjes “Trafiku Urban”;

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme