Google ADS

Ahmeti kritikon Ramën e Kurtin: Më lehtë me dal në Serbi se në Shqipëri

23:21 | 14 Shtator 2021
L G

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për deklaratën e tij sot se kinse Kosova duhet ta mirëpres dhe falënderojë lejen e Serbisë për lëvizje.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se krejt këto deklarata të Ramës dhe sjellja e tij kundrejt Kosovës po vijnë si pasojë e raportit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan arbresh.info.

“Edhe pse kemi të drejtë, ndoshta nuk duhet të sillemi si grindavecë që prishin çdo nismë. Por, qasja e Z. Rama se duhet të mirëpresim dhe falenderojmë lejen e Serbisë për lëvizje është kompleks i inferioritetit. Inatet e kryeministrave ndaj njëri tjetrit po na dëmtojnë. Në vend se të flitet për mosnjohjen e Serbisë, sot në Tiranë kemi dëgjuar akuza të ndërsjella shqiptare”, ka shkruar Ahmeti.

Ai po ashtu ka theksuar se sa i përket rrezikut nga virusi Covid-19, Kosova dhe Shqipëria më shumë mbrohen nga njëra-tjetra, sesa nga Serbia,

“Sot, Kosova mbrohet nga Shqipëria e Shqipëria mga Kosova (covid). Më lehtë me dal në Serbi se Shqipëri. Kthjelluni, jeni intelektualë e lider por jo të bëhemi për inat aleat me të tjerët para se të bëhemi me njeri tjetrin”, shkruan Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme