Kryetari i Prishtinës Shepnd Ahmeti në profilin e tij në facebook ka treguar se dje ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me drejtorin e Agjensionin Zhvillimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës USAID James Hope, lidhur me projektin për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.
Ai ka shkruar se për shkak të rezultateve të treguara dhe vullnetit politik për mirëqeverisje dhe llogaridhënie, Komuna e Prishtinës është përzgjedhur brenda këtij projekti.
Ja postimi i tij i plotë në facebook :
Memorandum Mirëkuptimi me USAID
Dje, nënshkruam Memorandum Mirëkuptimi me drejtorin e Agjencionin Zhvillimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës USAID James Hope, lidhur me projektin për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (Transparent, Effective, And Accountable Municipalities – TEAM).
Për shkak të rezultateve të treguara dhe vullnetit politik për mirëqeverisje dhe llogaridhënie, Komuna e Prishtinës është përzgjedhur brenda këtij projekti. Do të bashkëpunojmë me kontraktorin e USAID-it, DAI, ashtu që të vazhdohet me transparencë, efektivitet dhe llogaridhënie në prokurim, auditim të brendshëm, menaxhim financiar, dhe menaxhim të burimeve njerëzore./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi