Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti nga radhët e Vetëvendosjes, ka vizituar ‘’Pallatin e Rinisë’’, me ç’rast ka treguar planet e tij për investime në këtë objekt, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti bëri të ditur se Komisioni Evropian është i gatshëm për investim në këtë objekt, i cili shfrytëzohet nga qytetarët.
“Ne kemi marrë përsipër renovimin e kësaj salle dhe përfundimin e pishinës olimpike prapa këtij pallati. Para dy jave Qeveria ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që të filloj procedura. Kemi diskutuar me Komisioni Evropian. Ata janë të gatshëm që të fillojnë renovimin e kësaj salle. Ne edhe sot e themi në momentin që ta marrim pronësinë, kjo sallë do të jetë e re dhe do të bëjmë investimet e duhura’’, u shpreh kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Përveç investimeve të premtuara, Ahmeti tha se klubeve sportive do t’iu heqin barrën financiare.
“Klubeve sportive do t’iu garantojmë se do të kenë vende për të ushtruar, t’ua heqim barrat financiare. KE ka propozuar një projekt që për shkak të moskalimit ka shkuar në Komuna tjera, mund të jetë projekt 5 milionë euro. Komisioni Evropian, është tepër i interesuar ta rinovojmë objektin bashkë me Komunën. Ne si Komunë kemi mundësinë që të marrim përsipër të githa obligimet, ‘’Pallati i Rinisë’’,nuk po mundet t’i paguaj obligimet e kësaj padie. Ne do të paguajmë të gjitha borxhet dhe do ta rinovojmë këtë sallë. Kemi pas momente kur gati kanë humb disa lokale, për shkak të përmbaruesit por ne nuk e kemi lejuar e as nuk do ta lejojmë këtë gjë’’, u shpreh ndër të tjera Ahmeti.
Ahmeti në zgjedhjet e 19 nëntorit do ta jetë në garë me kandidatin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashin.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...