Google ADS

Ahmeti kërkon kujdes në procesin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni

12:34 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë edhe partitë politike duhet të jenë të kujdesshëm në procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që të jetësohet Marrëveshja e emrit me Greqinë.

Në këtë intervistë, Ahmeti thotë po ashtu se nuk është momenti i duhur që të hapet Kushtetuta, sa i përket heqjes së fjalisë ku gjuha shqipe përkufizohet si gjuhë që flitet nga 20 për qind e popullsisë.

Radio Evropa e Lirë: Tanimë faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese kaloi, ndërkohë që vazhdon debati publik rreth draft -amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës, pastaj sërish është e nevojshme të sigurohen dy të tretat e votave për votimin e të njëjtave. Prisni të ketë probleme gjatë sigurimit të dy të tretave të votave, për të kaluar në Parlament ndryshimet kushtetuese që janë të domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit?

Ali Ahmeti: Të them të vërtetën, sikur kam një farë shqetësimi, sepse ky është një proces goxha i rëndësishëm, frikohem që të mos lëndohet nga pakujdesia e institucioneve që të mos krijohet ai opinioni se ky është një proces që tanimë është i mbyllur dhe ka përfunduar. Ky proces akoma është në zhvillim dhe duhet që të gjitha institucionet shtetërore, ligjvënëse, ligjzbatuese të jenë të kujdesshëm dhe ta ruajnë nga ndonjë inflamacion i jashtëm, sepse lehtësisht mund të dëmtohet imuniteti i këtij procesi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme