Ahmeti: Kam shumë dëshirë të bëhet koalicioni VV-LDK

01:15 | 29 Janar 2020
Trina Galanxhi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se dëshiron arritjen e koalicionit qeverisës në qendër në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Do të kisha shumë dëshirë që ky koalicion të bëhet VV-LDK sepse mendoj se do të ishte një dozë realiteti. Ka qenë freskim i nevojshëm dhe ndarje nga politikat e PAN-it. Edhe më tutje kam dëshirë që ky koalicioni të ndodhë, e them pa cinizëm, sepse jemi duke mbetur në stagnim”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova.

“Përkundër prokalimeve të tyre, këto dy subjekte, e di si ka qenë ndjenja në VV karshi LDK. LDK është konsideruar si dëmi më i madh që i është bërë Kosovës, më shumë sesa PDK. Për mua është çudi, nuk e kuptoj që pas gjithë atij muhabeti dhe ndryshimit në votë mos të merren vesh për një ministri nuk mund ta kuptoj. Këtu duhet të ketë arsye tjetër, sepse t’u thuhet afër 500 mijë qytetarëve  se ‘na falni që s’po mund të merremi vesh për një ministri, apo Glaukun’  jemi në një situatë shumë më të rëndë sesa mosmarrëveshja për një ministri”.

Ahmeti është shprehur se vendi ka stagnuar tash e një vit dhe se sipas tij situata ka qenë më e mirë vitin e kaluar.

“Nuk preferoj të flas për nivelin qendror sepse të tjerët kanë më shumë legjitimitet edhe për shkak të rezultatit zgjedhor. Para një viti kemi qenë një  situatë më të favorshme ndërkombëtarisht për t’u ballafaquar me këtë situatën që na pret kundër Serbisë. Nuk ka guxim të marrjes së përgjegjësisë, po afrohet faza e “akshampazarit” sepse presioni që po na vjen është shumë i madh”.

“Trump me Netanjahun kanë prezantuar planin e paqes për Izraelin sot. Përveç kuriozitetit se çfarë do të behet me Izraelin duhet ta shohim si shenjë se çfarë na pret. E kemi humb një vit me deklarata të shpresës dhe ndryshimit”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme