Ahmeti ka një njoftim për prishtinasit që e kanë kaluar koronavirusin

11:01 | 8 Tetor 2021
A. B.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka filluar dhënia e vërtetimeve për qytetarët të cilët kanë qenë me Covid-19.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Ahmeti ka bërë të ditur se vërtetimi vlen vetëm për personat që kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19 në 180 ditët e fundit para publikimit të njoftimit, shkruan arbresh.info

Po ashtu, aty bëhet e ditur se Komuna e Prishtinës nuk merr përgjegjësi nëse emri i të infektuarve me Covid-19 nuk figuron në listën zyrtare të dërguar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme