Google ADS

Ahmeti: Jemi të gatshëm të bisedojmë me të gjithë, por jo dhe me ata që kanë filozofi antishqiptare

14:20 | 7 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së mblidhet sot për të diskutuar sot zhvillimet e fundit në skenën politike të krijuara pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev dhe paralajmërimeve të opozitës për një shumicë të re parlamentare.

Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, tha se është i gatshëm për bisedime me të gjitha palët të cilat kanë për orientim qasjen euroatlantike, por jo me ata që kanë filozofi anti-shqiptare.

“Është një mbledhje e këshillit të përgjithshëm, organi më i lartë i BDI-së, për analizë të situatës në përgjithësi. Unë jam në bisedime me të gjitha palët të cilat kanë për orientim qasjen euroatlantike, por jo me partitë që kanë prioritet filozofinë anti-NATO, filozofinë anti-amerikane, filozofinë anti-europiane, filozofinë anti-shqiptare, me këto s’kemi dhe s’do kemi asnjë komunikim” tha Ahmeti./Alsat M/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme