Shpend Ahmeti u është përgjigjur akuzave të Arban Abrashit e Vjosa Osmanit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët koalicionin e Ahmetit me Aleancën Kosova e Re në Prishtinë e kanë quajtur koalicion të interesave të ngushta.
Ahmeti në Magazina Lokale në Klan Kosova ka deklaruar se kritika e LDK-së është e çuditshme, pasi vetë LDK-ja kanë bërë koalicion në komuna tjera me AKR-në.
“Kam një buzëqeshje ironike, pasi në Vushtrri LDK-ja ka koalicion me AKR-në, po ashtu në Kamenicë e quan koalicion i shpresës koalicionin me AKR-në, ndërsa kur e bën Shpend Ahmeti e quajnë koalicion të interesit të ngushtë”, deklaroi Ahmeti.
Ai është përgjigjur edhe në akuzat se koalicion me AKR-në e bëri pasi u pajtuan se Rrahim Pacolli do të jetë nënkryetar i AKR-së.
Ahmeti ka mohuar kategorikisht këtë.
“Rrahim Pacolli nuk do të jetë nënkryetar i komunës, kjo është shpifje, ua garantoj 100 për qind këtë ai nuk do të jetë as nënkryetar, as drejtor në Prishtinë”.
“Sa i përket koalicionit, Selim Pacolli ka marrë nëntë mijë vota, por jo çdo votues kudo që do t’i thotë ai do të shkojë, por ne besojmë në këtë bashkëpunim dhe jemi të bindur që do të na sjellë fitore”.
“Ne veç kemi qenë në koalicion dhe të dyja forcat i kemi rritur votat, prandaj nuk e shoh se si mundet ky bashkëpunim të ketë efekt negativ. Kampin kundërshtar e ka kapur panika”.
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...