Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e ekonomisë në Kosovë.
Ai ka marrë shembull një person që është pronari i një kafiterie në Prishtinë i cili kishte 10 punëtor që mbanin rreth 10 familje, transmeton arbresh.info
Ai i’u ka bërë thirrje të gjithë partive politike që të ulen në tavolinë e të bëjnë zgjidhje për sektorin e gastronomisë.
Postimi i tij i plotë:
Luaras Annex Meha është pronar i një kafeterie në Prishtinë. I ka pas përafërsisht 10 punëtorë, të cilat i kanë mbajt rreth 10 familje. Biznesin e ka fillu vetë, duke investuar kursime dhe duke marr kredi prej banke, pra i ka kriju biznes edhe bankës. Për të funksionuar biznesi, Luarasi ka ble për çdo ditë ushqim e pije për ti servuar në kafeterinë e vetë. Pra ka kriju punë shtesë për shitësit e ushqimit dhe pijeve.
Punëtorët me pagat e tyre modeste kanë blerë gjana për shpi si dhe kanë pagu shërbime, duke krijuar vlerë të shtuar në zinxhirin ekonomik. Sigurisht se kjo ju duket pak, por qindra biznese të tilla në Prishtinë ju tregojnë për ndikimin që ato kanë në ekonomi. Pra punësojnë njerëy, blejnë mallra dhe shërbime, huazojnë para, dhe paguajnë taksa të cilat pastaj përdoren për investime.
Gjatë pandemisë, Luarasi nuk ka punuar për shkak të vendimeve tona, ashtu sic ka ndodhur në krejt botën. Ai nuk ka shit pije e ushqim, rrjedhimisht nuk i ka ble ato. Ai nuk ka paguar qeranë dhe nuk ka kurfarë informate nga AKP se a do të paguhet a jo. Ai nuk ka paguar taska në buxhet. Punëtorët e tij kanë marr nga gjysmë rroge nga pakoja e qeverisë, rrjedhimisht në rastin më të mirë kanë ble gjysmën e gjërave që i blejnë normal. Prandaj edhe shitja e marketeve bjen, e posaqërisht shitja e mallrave jo esenciale. Kjo mund të ju duket efekt i vogël por shumëzone për 100 dhe e kuptoni tkurrjen që po ndodh.
Kestin e kredise nuk ka mujt me e pagu. Ai eshte shty nga banka qendrore si kest por kamata per keta muajt e mospageses do ti ec dhe duhet te paguhet ne muajt pas pandemise. Biznesi i tij si dhe krejt bizneset e gastronomisë tashmë janë klasifikuar si biznese te rrezikut të lartë që vështirë se mund të marrin kredi të reja. Fondi i garancioneve nuk i ka prekur shumë këto biznese që të ja u lejojnë kredi marrjen.
Luarasi nuk është i sigurtë se kur mund të rifillojë punën, sepse virusi është ende me ne. Nuk e din as sa punë mund të ketë duke marr parasysh krizen ekonomike. Do të ketë shpenzime shtesë me gota e mjete tjera për një përdorim. Po ashtu do të ketë kufizime në numrin e njerëzve në lokal.
E përmenda Luarasin qëllimshem, por jo për të treguar rastin e tij specifik. Në Prishtinë e Kosovë janë mijëra Luarasa në gastronomi. E këto biznese punësojnë mijëra njerëz.
Ne kemi liruar nga taksa e terracave kafeteritë për një vit. Por kjo nuk mjafton. Përvec fondit të garantimit, mundësive të kreditimit, lirimit nga qeratë e AKP, e deri te politikat tatimore, kryesorja është rritja e besimit të njerëzve në ekonomi. Duhet injektim i parave në ekonomi që të shpenzohet më shumë, që njerëzit të investojnë më shumë, që njerëzit të punësohen më shumë, e pastaj të shpenzojnë më shumë në kafeteri.
Parti politike, uluni ne tavoline!
Ka shumë gjëra që mund të bëhen jo vec në gastronomi. Por ja që sot po e fillojmë me gastronomi, këtë sektor tepër të rëndësishëm për komunën tonë.
1. Të qartësohen fazat e relaksimit
2. Të lirohen nga taksat komunale për shfrytezim të hapësirës në krejt Kosovën
3. Të lirohen nga qeratë në pronat e AKPsë
4. Politika tatimore stimuluese per HORECA
5. Programi i granteve qeveritare dhe komunale për bizneset e ndaluara plotësisht nga COVIDi
6. Fondi i garancioneve të fokusohet edhe në bizneset e HORECA per te lejuar kredimarrjen më të lehtë për HORECA
7. Të lejohet shfrytëzimi më i madh i hapësirave publike per shkak te kufizimeve në distanca deri në rimëkëmbjen e sektorit
8. Program i përbashkët me HORECA për stimulimin e prodhimeve vendore, me subvencionim nga shteti
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...