Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk është ndalur duke kritikuar masat e reja anti-Covid-19 ndaj Qeverisë së Kosovës.
Ahemti ka ironizuar me vendimin që gastronomia të lejohet të punojë deri në ora 19:00, atëherë kur nis edhe ora policore.
Sipas tij, punëtorët e gastronomisë kur ta përfundojnë punën në ora 19:00 duhet të flenë në punë, apo edhe të teleportohen direkt në shtëpi, pasi ndryshe do të përballen me policinë, pasi atëherë nis edhe ora policore.
“Gastronomia lejohet të punojë deri në 19, ndërsa ora policore fillon në 19:00. Punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët dhe të flenë në kafe ose të teleportohen në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...