Në tubimin e Grashticës, para shumë banorëve të këtij fshati folën deputeti Frashër Krasniqi dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
Kryetari Shpend Ahmeti, tha se në mandatin e dytë po synojmë që t’i shtrijmë investimet në secilin cep të Komunës.
“Secila lagje dhe secili fshat i ka kërkesat dhe nevojat e veta. Secila lagje dhe secili fshat i ka renditur prioritetet e veta. Në bazë të atyre prioriteteve, janë edhe zotimet tona. Ne e kemi ndryshuar diskursin politik në Kosovë, dhe konceptin për Komunën dhe Republikën. Nuk marrim poste për t’u shkëputur nga qytetarët, por marrim obligime që i kryejmë me përgjegjësinë më të lartë bashkë me qytetarët. Prandaj jemi Komuna më transparente në Kosovë, ku secilin cent të shpenzimeve tona mund t’i gjeni të raportuara në detaje në faqe të Komunës”, tha Ahmeti.
Deputeti Frashër Krasniqi, me prejardhje nga ky fshat, falënderoi banorët e Grashticës për përkrahjen e madhe që po i japin Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
“Mbështetja e madhe që po e marrim në secilën lagje dhe në secilin fshat, edhe këtu në Grashticë, po na tregon se fitorja në Prishtinë e pashmangshme. Këtë e dinë edhe subjektet tjera. Propagandat e tyre për qeverisjen tonë në Prishtinë po bëhen për ta ulur reflektimin e Prishtinës në komunat tjera, sepse po e shohin që do të fitojmë edhe në shumë komuna të tjera. Kjo sepse të gjithë qytetarët e kanë parë shembullin e Prishtinës, dhe e kanë parë që VETËVENDOSJE! i realizon zotimet e veta”, tha ndër të tjera Krasniqi.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...