Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj kryetarit të Bordit të drejtorëve në Ujësjellësin Rajonal KRU “Prishtina”, Ilir Rexhepi, i cili e ka akuzuar të parin e kryeqytetit se i ka mashtruar qytetarët për furnizim me ujë.
Ahmeti në një prononcim për Indeksonline ka thënë se Rexhepi po fol me urdhrat e shefit të tij, duke iu referuar Kadri Veselit.
Sipas tij, kryetari Ilir Rexhepi madje nuk e di as sa ka buxhet Komuna e Prishtinës, por vetëm po gënjen në funksion të fushatës për zgjedhje.
“Këtë Ilir Rexhepin apo si e ka emrin një herë në këto tre vite e kam parë dhe nga intervista po e shoh që është thjeshtë një palaço i Kadri Veselit. Përveç që gënjen në funksion të fushatës së zgjedhjeve komunale ai edhe nuk e din as buxhetin e komunës e as përgjegjësitë e tij. Ne si Komunë në baza ditore merremi me problemet në çdo lagje e ky del me fol kur te merr urdhrin nga shefat”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka theksuar se meqenëse qeveria e emëroi një palaço partiak në bord, ai nuk mund të kryej funksion tjetër përpos të zbavitjes së shefave të tij, shkruan Indeksonline.
“ Ai e din fort mirë se Komuna e Prishtinës është 70 përqind e konsumatorëve të KUR Prishtina dhe pagesat e qytetarëve të Prishtinës e mbajnë këtë kompani. Ai e din fortë mirë që u detyrua me ndryshu vendimin për drejtorin e ujësjellësit pasi që edhe ambasada e Zvicrës edhe ajo e Gjermanisë pas Komunës i ndërpriten fondet për ujësjellësin derisa ta ndërrojnë drejtorin.
Ai me gjasë e din që Komuna e Prishtinës i ka në buxhet 2.45 milion dhe ato i paguan kur nga ujësjellësi merr raportin e detajuar të shpenzimeve ashtu siç ka kërkuar auditori. Ai e din fortë mirë si anëtar i PDK-së se pikërisht kur nuk kishe ujë ata më akuzonin mua pse nuk ka ujë ndërsa tash kur ka ujë thonë që nuk kam përgjegjësi”, ka thënë tutje kryetari Ahmeti.
Sipas tij, nuk e kanë gjatë as këta palaço. Ai ka paralajmëruar se do t’i çlirojnë si është më së miri edhe ndërmarrjet nga këto borde koti.
“Por me rëndësi që Prishtina ka 24 orë ujë. Ne vazhdojmë kontaktin dhe punën e përditshme me menaxhmetin e ujësjellësit e (jo këtë palaçon e Kadrisë) për sigurimin e vazhdueshëm të ujit në gjithë Prishtinën. Të fundit janë investimet në Kodër të Trimave dhe rrugën e Bledit e pastaj edhe disa lagje të vogla problematike”, ka përfunduar Ahmeti.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...