Ahmeti i ikën politikës, relaksohet me basket

19:35 | 24 Nëntor 2017
M. A.

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po shikon nga afër ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, e vlefshme për “Kina 2019”.

Ndeshja futbollistike po zhvillohet në palestrën e sporteve tek Pallati i Rinisë në kryeqytet.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij personale në ‘Facebook’ ka treguar se qëndron në sallë me vajzën e vet, e cila quhet, Tea.

Ai ndryshe nga politika, sot ka zgjedhur momente që të relaksohet duke shikuar këtë ndeshje.

“Kosova Lituania me Tean :)”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme