Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se tani është koha më e keqe që Lëvizja Vetëvendosje të qeverisë vendin. Sipas tij zgjedhjet e djeshme ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDK-në.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se prioritet i qeverisë së re nuk mund të jetë dialogu por ekonomia e vendit.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjet në fakt ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDKnë. E larguan nga qeverisja në momentin më të vështirë ekonomik e financiar të Kosovës pas luftes. E poashtu edhe inicuan ndryshimet në LDK që nuk do të fillonin pa këtë debakël. Në anën tjetër, pa marr parasysh rezultatin kjo është koha më e keqe për LVV për ta marr qeverisjen. Pritjet janë joreale në kohën kur financat e shtetit dhe ekonomia janë buzë greminës. Kriza potenciale e zgjedhjes së presidentit duhet të menjanohet shumë shpejtë. Dialogu në asnjë mënyrë nuk mund të jetë prioritet. Të vetmet tri prioritete duhet të jenë ekonomia, ekonomia dhe ekonomia”, ka shkruar Ahmeti./Arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...