Ahmeti: Hilmi Haradinaj do të jetë gjithmonë simbol i qëndrueshmërisë, trimërisë e sakrificës

16:06 | 17 Qershor 2018
M. A.

Pothuajse të gjithë kanë përkujtuar sot babain e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj.

Është pikërisht i pari i Prishtinës njëherësh kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti i cili ka përkujtuar Hilmi Haradinajn duke thënë se do të jetë gjithmonë simbol i qëndrueshmërisë, trimërisë e sakrificës për të mirën e përgjithshme.

Postimi i plotë:

Hilmi Haradinaj do të jetë gjithmonë simbol i qëndrueshmërisë, trimërise e sakrifices për të miren e përgjithshme. Kushdo që e ka takuar e ka kuptuar menjëherë bujarinë e një njeriu që nuk fliste por thoshte shumë.

Ngushëllime familjes e u preht në paqe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme