Shndërrimi i objektit të ish “Gërmisë” në Sallë Koncertale ka ngjallur debat të madh në kryeqytet duke ndarë në dysh opinionet e njerëzve, pro dhe contra.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke shpjeguar pozicionin e tij në këtë debat ka thënë se jo të gjitha objektet e vjetra janë pjesë e trashëgimisë.
“Ne nevojën për Sallën Koncertale e kemi që një kohë të gjatë por tash na është shfaqur mundësia që e kemi kërkuar në vitin 2006. Projekti i Komisionit Evropian kap vlerën e 15.4 milionë eurove, që nuk është vendosur akoma, pra nuk e kemi vendimin ende por kemi gatishmërinë e Komisionit Evropian që të financojë një sallë të tillë”.
“Në anën tjetër e kemi objektin e shumë përmendur, objektin e ish-Gërmisë. Edhe unë jam rritur në Prishtinë, kam memorie nga ajo pjesë. Duhet ta kemi të qartë se jo çdo gjë që është e vjetër është trashëgimi”.
Ahmeti në Zona B të Klan Kosovës ka dhënë edhe arsyet se pse ai mendon se ky objekt mund dhe duhet të shndërrohet në Sallë Koncertale.
“Unë me ‘mish e shpirt’ kam luftuar për Trekëndëshin edhepse aty jam sulmuar nga grupe që thonë ke një jugo-nostalgji por Trekëndëshi ka qenë në çdo panoramë të kryeqytetit dhe dihen vlerat e tij, prandaj nuk kemi pranuar ta rrënojmë”.
“Objekti i ish “Gërmisë” është objekt repete, i përsëritur, që e kemi edhe në Sarajevë dhe plot vende të ish-Jugosllavisë, njejtë si edhe Sallat e Sportit”.
I pari i kryeqytetit ka thënë se ka krijuar një Komision për t’u marrë me këtë çështje.
“Nuk është vendim ad-hoc. Kam krijuar një Komision për shkak së Komisioni Evropian po kërkon që duhet të vendosim për lokacionin bazuar në dy kritere – i pastër nga pronësia sepse Komisioni Evropian nuk do probleme me pronësi dhe të jetë loakion qendror, të cilin nuk e ka definuar që është ai vend”.
“Nuk po flasim për të zëvendësuar një objekt kulmor me një objekt privat, po flasim për Sallë Koncertale për të zëvendësuar një objekt që është tashmë i shëmtuar”.
Kryetari i Prishtinës ka folur edhe për çështjen e memories kolektive, që ata që janë kundër shndërrimit të objektit të ish “Gërmisë” në Sallë Koncertale, e kanë potencuar vazhdimisht.
“Fasada e objektit të ish “Gërmisë” që e kemi mbajtur mend të gjithë është shkatërruar pjesërisht dhe eskalatori, shkallët lëvizëse që mbajmë mend si fëmijë nuk ekzistojnë më”.
“Nëse është veç memoria kolektive dhe nuk i ngjason as përsërafërmi objektit që e mbajmë mend, ta diskutojmë se cila është vlera për ta ruajtur”.
Ahmeti ka thënë se “memoria kolektive” mund të vazhdojë të ruhet edhe nëse ky objekt shndërrohet në Sallë Koncertale.
“T’i kërkojmë dy gjëra për dizajnin – pjesa e fasadës të ruhet në ndërtesën e re dhe nëse dëshirojmë mund ta kërkojmë që salla mund ta ketë eskalatorin [shkallët lëvizëse] brenda si kujtim”.
“Mund ta mbajmë balloren e ndërtesës dhe kjo ka ndodhur në plot ndërtesa nëpër botë ku janë zgjeruar sallat. Mund ta ruajmë balloren dhe ta restaurojmë dhe prapa saj ta ndërtojmë Sallën Koncertale, kështu e ruajmë memorien kolektive dhe përmbushim nevojat e komunitetit artistik”.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb