Debati për lejimin e shamive në institucionet publike po bëhet edhe më i fort tani në prani të zgjedhjeve.
Duke u nisur nga fushata zgjedhore e partisë Vetëvendosje, parti kjo e cila e kishte kundërshtuar me çdo kusht lejimin e shamisë në institucione publike duket se tani kjo parti ka ndryshuar mendim.
Kandidati për kryeministër i kësaj partie në fjalimin e tij në një tubim zgjedhor tha se do ta lejojë shaminë në shkolla dhe në administratë.
“Prej vitit 2011 ne e kemi pasur të qartë qëndrimin tonë, që ne jemi kundër ndalimit të mbajtjes së mbulesës.. ka pasur tendenca për ta ndaluar këtë, ne jemi kundër ndalimit, pra ne nuk do ta pengojmë një vajzë të shkollohet ose një vajzë që jep mësim në sistemin arsimor që është e mbuluar”, pati thënë Kurti.
Amir Ahmeti, kryetar i Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim në një intervistë për portalin Arbresh.info ka thënë se është e turpshme se si një gjë e tillë po përdoret tani.
“Kjo gjë po përdoret për marrje votash dhe politikanët duhet të ndalen të mos e përdorin në premtime një gjë të tillë sepse për të folur për fe dhe bartjen e shamisë ose gjëra të tjera janë kompetente bashkësitë fetare. Një femër mund ta mbajë shaminë kur ajo dëshiron”, ka thënë ai.
Sipas tij këtu qytetari duhet të reagoj dhe ti ndëshkojë këta politikanë që në emër të këtij premtimi mundohen të marrin vota./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...