Komuna e Prishtinës i ka dhënë leje ndërtimi kompanisë “Patroni” për ndërtimin e një pike të karburanteve në një vend shumë strategjik në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, përballë objektit të AKI-së. Mirëpo, prona në të cilën po investohen miliona euro nuk është e Komunës, por e Qeverisë së Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, i ka lëshuar një leje të përkohshme ndërtimi kompanisë “Patroni” nga Malisheva për ndërtimin e një pike të shitjes së derivateve të naftës në një pronë që nuk është e saj, por e Qeverisë së Kosovës, të cilën e ka pasur nën menaxhim Instituti Bujqësor i Pejës.
Kjo pompë po ndërtohet në një vend shumë strategjik, përkatësisht rrugës Prishtinë – Fushë Kosovës, përballë objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).
Në një sipërfaqe prej 25 ari dhe në hyrje të Prishtinës kompania “Patroni” ka nisur punimet për ndërtimin e një pike të re të shitjes së derivateve.
Kjo parcelë e kategorizuar si tokë e kategorisë së III, destinimi i së cilës nuk mund të ndërrohet me ligj, dikur kishte shërbyer si fushë eksperimentale për studentë të Fakultetit të Bujqësisë.
Ndërkaq tash ajo po shërben si “fushë” eksperimentale për bizneset, të cilat e shfrytëzojnë atë kundrejt një qiraje minimale prej vetëm 500 eurosh në muaj.
Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë konfirmojnë për gazetën “Zëri” se prona në fjalë i është lëshuar për një periudhe 5-vjeçare kompanisë “Patroni”, nga Malisheva. Por këta nuk japin detaje më të hollësishme për procedurat e dhënies së pronës me qira.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...