Kryetari i Prishtinës – njëkohësisht kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje – Shpend Ahmeti, në emisionin InfoBox tha se fituese zgjedhjeve nuk është koalicioni PAN (PDK-AAK- NISMA), por subjekti që përfaqëson, VV, që do ta bëjë edhe qeverinë.
Ai është i bindur se edhe në Kuvend grupi më i madh parlamentar do të jenë ata. Por, për të mos i bllokuar proceset, Ahmeti thotë se janë gati për ta dhënë kryetarin e Kuvendit.
“Nuk bllokojmë për kryetar të Kuvendi, përderisa e dimë qe kemi koalicion – marrëveshje. Po ta kemi marrëveshjen e koalicionit, atëherë po. Do të gjejmë mënyrë që të mos bllokojmë te kryetari i Kuvendit, që të arrijmë te Qeveria e re e Republikës së Kosovës që mund ta dërgojë PDK-në në opozitë”, tha ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?