Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim Përfaqësuesin Special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin
Zëvendësministri Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe e njoftoi Sarrazin me aktivitetet aktuale në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, të dy biseduan mbi rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin rajonal.
Ahmeti e falënderoi Sarrazin për mbështetjen e Gjermanisë dhe e nënvizoi rëndësinë e suksesit në këto procese edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon./Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...