Google ADS

Ahmeti dhe Lebet diskutojnë për sfidat në Kosovë

12:38 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti priti në takim ambasadorin zviceran Jean Hubert Lebet, ndërsa u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë në sfidat nëpër të cilat po kalon shteti jonë për luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Ahmeti e njoftoi ambasadorin lidhur me projektet që janë realizuar tashmë në bashkëpunim me DEMOS-in zviceran, si dhe për projektet tjera që ka në plan për këtë vit, e që do të mund të gjenin mbështetje po ashtu nga partnerë zviceranë.

“Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë bashkëpunojnë në vazhdimësi, e ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë ashtu që t’i shfrytëzojmë modelet e mira për përmirësimin e mëtutjeshëm të jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim të komunës së Prishtinës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme