Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka demantuar lajmin për arrestimin e tij në Itali.
Në një prononcim për Indeksonline, Ahmeti ka bërë të ditur se nuk është i vërtetë raportimi se ai është arrestuar sonte në Milano të Italisë.
Madje ky i fundit ka bërë të ditur se është mirë dhe nuk ka të bëjë aspak me asnjë arrestim apo ndalim të mundshëm nga autoritetet e sigurisë.
“Nuk jam i arrestuar dhe nuk është i vërtetë lajmi. Jam shumë mirë”,ka thënë Ahmeti për Indeksonline.
Duhet përkujtuar që në raportimin e fundit për Ahmetin, thuhej se është arrestuar në Milano të Italisë ku edhe kishte shkuar për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...