Pas shembjes së objektit të vjetër në rrugën “Xhemajl Prishtina”, tek ‘Tregu i Gjelbër’ në Prishtinë, në vendin e ngjarjes ka ardhur i pari Prishtinës, Shpend Ahmeti ai ka thënë se sot jemi lajmëruar për prishjen e një pjesë të mbrojtur të Trashëgimisë Kulturore, raporon arbresh.info.
“Sot jemi lajmëruar për prishjen e një pjesë të mbrojtur të Trashëgimisë Kulturore, disa studiues që i kemi pasur ata kanë thënë se kjo ka qenë ish konsullata austriake sepse nuk jemi të sigurt por është objekt i mbrojtur”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij, kjo shtëpi është një kontekst gjyqësor në mes dy pronarëve.
“Po ashtu është në një kontekst gjyqësor në mes dy pronarëve, prandaj edhe ka qenë kështu por tashmë jemi dakorduar po e presim Institutin për Mbrojtën e Trashëgimisë Kulturore që të sjell pëlqimin sepse ne nuk kemi drejtë të rrënojmë pa pëlqimin e tyre”, u shpreh Ahmeti..
Ai shtoji, se sipas të gjitha gjasave do të na sjell shumë shpejt vendimin për demoloim të kontrolluar që do të thotë do ta rrënojmë një pjesë por minimumin e kërkuar nga Institutin.
“Sipas të gjitha gjasave do të na sjell shumë shpejt vendimin për demoloim të kontrolluar që do të thotë do ta rrënojmë një pjesë por minimumin e kërkuar nga Institutin që ta marrim ne në menaxhim edhe pse është pronë private ekziston mundësia që kur pronari nuk kujdeset për të që ne ta marrim dhe ta rinovojmë dhe ta kthejmë në hapësirë publike dhe natyrisht pastaj të shikojmë çka po bëjmë”, tha ai.
Po ashtu ai tha se jemi me fat që nuk ka pasur ndonjë dëm më të madh dhe ky rast është një mesazh për Komunën dhe Institutin
“Pra jemi me fat që nuk ka pasur ndonjë dëm më të madh në këtë rast dhe është një mesazh edhe për Institutin por edhe për neve si komunë që të punohet më shpejtë në mbrojtjen e këtyre shtëpive të vjetra të cilat janë para rrënimi”, tha Ahmeti.
Ahmeti përmendi së në mandatin e tij të kaluar kanë rrënuar përmbi 150 shtëpi që nuk kanë qenë në mbrojtje por kanë qenë një rrezik për qytetarët, por shihet se këto janë në mbrojtje të Trashëgimisë na nevojiten edhe Instituti dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me ta, do ta restaurojmë këtë pjesë dhe mos të ketë rrezik.
Ndërsa në fund kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se kjo pjesë e rrugës do të mbetet e mbyllur deri sa ta marrin pëlqimin me inspekcionin dhe të bëhet demolomi i kontrrolluar./arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut