Google ADS

Ahmeti: Ata e shohin komunën si pare e LVV e sheh si të ardhme për qytetarin

21:05 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prishtinë.

Kandidati i VV-së për Prishtinën, Shpend Ahmeti ka falënderuar Selim Pacollin për bashkëpunimin.

Faleminderit që na u bashkëngjite në këtë rrugëtim. Ne së bashku kemi udhëhequr komunën dhe kemi pasur rezultat andaj faleminderit që prapë na u bashkangjitur”, ka thënë ai.

Ahmeti ka komentuar vendimin për aktivistët duke thënë se është befasuar.

I njëjti gjykatës dhe të njëjtit prokuror e mbajtën padrejtësisht Astritin në burg kur edhe e humbi jetën. Po ti shpallnin sot aktivistët tanë të pafajshëm ata do ta shpallnin fajtor vetën. Mirëpo drejtësia shpejt do të vije në vend sepse nuk kishte asnjë dëshmi që ata të dënohen. Nuk është çudi e as hera e parë që vendime të tilla të merren dy ditë para zgjedhjeve me synimin e vetëm që neve të na demoralizojnë e të na frikësojnë, por tashmë jemi më të motivuar më të guximshëm për të dielën”, tha ai, transmeton arbresh.info.

Ai tha se do t’iu tregojnë se janë të guximshëm dhe të bashkuar.

Në vitin 2013 filluam një rrugëtim në këtë sallë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve në komunën tonë. Në çdo politikë të komunës ne e shihnim qytetarin e ata e shihni paranë dhe interesin. Ne shihnim barazinë e shpresë e ata shihnin pasurimin e mëtutjeshëm. Prandaj edhe sot ne dallojmë nga kundërshtarët tonë e si ne e shohim komunën. Kur ne mendojmë për arsimin ne e shohim fëmijën, për atë ne ia bëjmë këndet e leximit, ia japim kiflen e qumështin, ua kemi bërë dollapet. Kur ata flasin ëpr arsimin ata e shohin tullën dhe tenderin e kompaninë kush do ta fitojë”, tha ai.

Kandidati i VV-së, Ahmeti ka thënë se kur VV flet për shëndetësinë, mendojnë për pacientin e sëmurë.

Ne e mendojmë qytetarin, e mendojmë që secili kur të shkojë në qendër dëshirojë ta ketë sigurinë që mjekët kujdesën për të dhe se nuk do të shpenzojnë para. Ata prapë i mendojnë tenderët. Kur ne flasim për tregun e prodhimeve vendore ne e shohim bujkun që ka punuar tokën me djers, kur ne flasim për banesat e komunës ne imagjinojmë punëtorin e komunës që ka punuar për 30 vite e po ashtu edhe qytetarët që nuk kanë kulm mbi kokë, e ata i shohin banesat si të drejtorëve të komunës”, ka thënë ai duke shtuar se VV e sheh qytetarin e të tjerët pushtetin.

Ne sot dallojmë si vlera e koncepte, si qëllime e mjete, si e konceptojmë e shohim çdo gjë në politikë duke filluar nga komuna e deri te shteti. Sot e masim pushtetin jo nga numri i kilometrave por nga ajo se si e sheh qytetari komunën. Kemi premtuar ujë, e bëmë, kemi përmirësuar qendrat e mjekësisë familjare, kemi përmirësuar trafikun urban, kemi përmirësuar urbanizimin”, tha ai.

Ai përmendi disa nga gjërat që kanë bërë në qeverisjen e tij.

Kur kemi ndalur ndërtimet pa leje, korrupsionin, hajnin, tenderomanin, ne e kemi shkelur një bisht. Nuk e kemi ditur a është bisht i maces a i tigrit por na doli bisht i dreqit. Po e them sepse tash janë çuar që ta ndalin ndryshimin në Prishtinë që ka filluar në vitin 2013 me financime e para të pista. Andaj ne sot kërkojmë mbështetjen e juaj në katër vitet e ardhshme”, tha ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme