Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në takimin e radhës, tha se s`ka asnjë arsye për vonesa anëtarësimi i Kosovës në KiE.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, tha qeveria është treguar serioze drejt arritjes së progresit në këtë proces.
“Në shtator të vitit 2022 Këshilli i Evropës dha opinionin e tij dhe tha se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore që Republika e Kosovës të jetë anëtare e Këshillit të Evropës. Pas një fushate intensive për të siguruar mbështetjen e nevojshme për të kaluar fazën e parë, më 24 prill të këtij viti në nivel të ambasadorëve arritëm të siguronim dy të tretat e votave të nevojshme për anëtarësimin e Kosovës. Kjo fazë e dytë e procesit e bëri të nevojshëm krijimin e këtij grupi koordinues. Ne jemi afër përmbylljes së dy të tretave të rrugëtimit tonë drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, shtoi ai.
Ndërsa, Saranda Bogujevci, e cila udhëheq delegacionin e Kosovës në Këshillin e Evropës tha se Kosova qëndron shumë më mirë se shumë prej vendeve tjera që janë anëtare të këtij këshilli sa i përket të drejtave të njeriut, demokracisë e sundimit të ligjit.
Tutje Bogujevci tha se Kosova duhet të punojë shumë sa i përket lobimit, pasi sipas saj Serbia në vazhdimësi është munduar të pengojë vendin drejt këtij procesi.
“Në takimet e para që i kemi pasur në qershor të 2021 ka qenë një qasje pozitive kur i kemi pyetur se cilat janë qëndrimet e tyre që Kosova të procedojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Natyrisht se si institucion bënë përfaqësimin e të drejtave të njeriut, ka aspektin e demokracisë dhe ligjit andaj edhe si vend kemi dëshmuar se qëndrojmë shumë më mirë se edhe plotë vende anëtare në Këshillin e Evropës”, theksoi ajo./rtk/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...